INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba me ricin ishte gati. Shmanget sulmi më i madh terrorist në Evropë

Bomba me ricin ishte gati. Shmanget sulmi më i madh terrorist në Evropë

Publikuar më: 12:38 21-06-2018

Policia gjermane tha të mërkurën se kishin ndaluar një sulm terrorist me armë biologjike duke arrestuar javën e kaluar një islamik të dyshuar tunizian që posedonte helmin vdekjeprurës, ricin. "Përgatitje shumë konkrete ishin bërë për të organizuar sulmin me një bombë biologjike, e cila është e para për Gjermaninë", tha Holger Muench, kreu i Zyrës Federale të Krimit Kriminal të BKA.

Komandot e policisë gjermane rrethuan më 12 qershor apartamentin e tunizianit 29-vjeçar të identifikuar vetëm si Sief Allah H. në Këln dhe zbuluan "substancat toksike" që rezultuan të ishin ricin. Prodhuar nga përpunimi i fasuleve të kastorit, ricin është vdekjeprurëse në doza të vogla nëse gëlltitet, thithet ose injektohet. Ajo është 6,000 herë më e fuqishme se cianidi, dhe nuk ka kundërhelëm për të. Edhe kreu i shërbimit të zbulimit të BND-së, Hans-Georg Maassen, tha se një sulm i mundshëm ishte parandaluar falë "bashkëpunimit midis shërbimit të sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar". Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane tha gjithashtu se mori një paralajmërim nga një lidhje telefonike për tunizianin, i cili është i martuar me një grua gjermane që kohët e fundit u konvertua në Islam. “Gjatë bastisjes së policisë gjetëm një numër të madh të farave të kërpudhave nga të cilat prodhohet ricin, si dhe veglat që duhen për të realizuar një pajisje shpërthyese. Cili objektiv konkret ai kishte në mendje nuk e dimë ende ... dhe çështja e bashkëpunëtorëve të mundshëm gjithashtu mbetet e hapur"- tha Muench. Duke folur për radion publike gjermane, ai tha se "ne u bëmë të vetëdijshëm për këtë person disa muaj më parë dhe pastaj dolën prova që tregojnë lidhje me të ashtuquajturin Shtetin Islamik (në Irak dhe Siri)".

vendi_i.jpg

Tuniziani i cili është akuzuar për shkelje të ligjit gjerman mbi posedimin e armëve të luftës dhe "përgatitjen e një akti serioz të dhunës ndaj shtetit", mendohet të ketë ndjekur udhëzimet për të bërë një bombë ricin të përhapur në internet nga ISIS. "Ka udhëzime se si ta bëjmë këtë, përfshirë organizatat islamike, në internet, dhe ky person ishte padyshim i udhëhequr nga kjo," tha zoti Muench. Prokurorët javën e kaluar e akuzuan se ai ishte "i dyshuar për prodhimin me dashje të armëve biologjike". Por ata thonë se deri tani mbetet e paqartë nëse i dyshuari ishte duke planifikuar në mënyrë aktive sulmin. Përdorimi i kimikatit ricin ndalohet nga Konventa Ndërkombëtare mbi Armët Kimike e vitit 1993. Tonet e alarmuara të Ministrit Reul janë të justifikueshme. Sipas Institutit Robert Koch për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe jo infektive, ekspozimi ndaj ricin e cila nuk ka erë apo shije marrja me anë të gojës, lëkurës apo nga frymëmarrjes shkakton dallueshëm temperaturë të lartë e ndjekur nga të vjella, dështim të funksionit të veshkave dhe në fund shkakton vdekjen. Më keq akoma, nuk ka antidotë për këtë helm kaq të fuqishëm. Një rast ku dyshohet se u përdorë ricin është ai i vitit 1978 në Londër. Dyshohet se kimikati u përdorë për të vrarë disidentin bullgar Georgi Ivanov Markov, i cili u arratis nga vendi i tij dhjetë vjet më parë. Ai u "godit" nga një emisar i armatosur me një ombrellë, maja e së cilës ishte ngarkuar me citotoksinë. Gjermania mbetet në gatishmëri të lartë pas disa sulmeve vdekjeprurëse të pretenduara nga grupi ISIS, duke përfshirë një përplasje me kamion në vitin 2016 përmes një tregu të Krishtlindjeve të Berlinit nga azilkërkuesi tunizian Anis Amri që mori 12 jetë. Sulme të tjera nga islamikët radikalë janë regjistruar në Gjermani. Muench tha se shërbimet e sigurisë tani janë më të shqetësuar për kërcënimin e individëve të radikalizuar, duke përfshirë 770 persona të konsideruar nga policia si potencialisht të dhunshëm, sesa një sulm i organizuar në shkallë të gjerë. Pas humbjes së bastioneve të mëdha të ISIS në Siri, ai tha, "ne tani e konsiderojmë një sulm të madh siç e pamë në Paris dhe Bruksel jo shumë të ngjarë, por më pak të ngjarë, sepse i ashtuquajturi Shtet Islamik (në Irak dhe Siri) është dobësuar mjaft. “Por ne kemi një numër të madh të personave të radikalizuar dhe ne duhet t'i mbajmë sytë mbi ta"-deklaroi kreu i zyrës federale.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833