Pak orë pas sulmit me raketa nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, Presidenca siriane ka publikuar në twitter një video ky shihet Assad ditën e sotme.
Pavarësisht nisjes së sulmit, Assad siç duket nuk e ka prishur rutinën e tij, ndërsa me një çante në dorë ka shkuar në Presidencë për të vijuar punën.
Dhe madje këtë mëngjes e ka konsideruar 'Mëngjesi Ripërtëritjes'.
Assad akuzohet nga Perëndimi për mënyrën sesi e mban pushtetin në Siri. Së fundmi ai akuzohet se ka sulmuar me armë kimike civilet. Dhe një veprim i tillë është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA, Franca, Britania të cilët nisën edhe sulmin me raketa.