Një kamp refugjatësh në Nigeri është bombarduar gabimisht nga Forcat Ajrore Nigeriane ditën e sotme duke lënë të vdekur mbi 100 persona.
Mes të vrarëve janë edhe 10 punonjës të Kryqit të Kuq, të cilit ishin duke ndihmuar refugjatët, kur bombardimet nisën në qytetin verior të Rann, në kufi me Kamerunin.
Zyrtarët janë duke punuar për evakuimin e të plagosurve. Kjo besohet të jetë hera e parë që ushtria nigeriane pranon se ka bërë një gabim të tillë. Kampi në veri të Nigerisë ishte ngritur për njerëzit e mbetur të pastrehë nga Boko Haram.