INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bombardohet spitali në Alepo, 14 të vdekur

Bombardohet spitali në Alepo, 14 të vdekur

Publikuar më: 12:42 21-09-2016

Të paktën 14 persona humbën jetën nga një sulm ajror që shënjestronte një spital në jug të Alepos, dy ditë pas një sulmi që la të paktën 40 të vdekur, njoftoi sot një organizatë mjekësore. “Dy infermiere, dy shoferë ambulancash dhe 10 pacientë u vranë në sulmin ndaj këtij objekti”, deklaroi Zaidoun Zoabi, shefi ekzekutiv i Unionit i Organizatave të Përkujdesit dhe Lehtësimit Mjekësor (UOSSM).

Sulmi ajror goditi qendrën mjekësore të UOSSM-së sot në mëngjes, duke shkatërruar objektin dhe dy ambulanca, tha organizata në një njoftim. “Pritet që të ketë më shumë viktima të mbetura nën rrënoja”, thuhet në këtë komunikatë të organizatës.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104