INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bombat me gozhda / Metodat ”artizanale” të ISIS për sulme në masë [VIDEO]

Publikuar më: 15:08 23-05-2017

Bomba e përdorur ne sulmin e Manchesterit, është e llojit “Shrapnel”. Ajo eshte prodhuar me idene qe pas shpërthimit, lëshon sende, plumba të pajisur në të, që në rastin konkret ishin gozhda. Por kjo nuk eshte hera e pare qe terroristet perdorin kete metode ne sulmet e tyre.

16 Prill 2013- Boston - Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Boston të SHBA, fare afër vijës së finishit të një maratone vrapimi kanë kthyer një skenë të përgjakshme. Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 250 të tjerë raportohen të jenë plagosur nga 2 shpërthimet me bomba

13 Nëntor 2015- Parisi, Kryeqyteti francez përjetoi 7 shpërthime ku mbetën 130 të vrarë 355 të plagosur nga sulmet që u kryen nga 2 sulme kamikaze dhe një shpërthim me bombë. Kamikazi hodhi veten në erë në sallën e ceremonive në Bataclan.

25 Korrik 2016- Bomba u perdor nga terroristi, i cili hodhi veten në erë dhe plagosi 12 të tjerë në një festival muzikor të mbajtur në ambient të hapur në qytetin gjerman, Ansbach.

19 Shtator 2016- New York-Shpërthimi ndodhi në zonën e Chelsea në Manhattan, qe la të plagosur 29 persona. Bomba qe shpërtheu bëhet e ditur se ishte krijuar duke perdorur dy tenxhere me presion, të të mbushura me gozhda dhe te ngjashme me bombat që janë përdorur në maratonën e vitit 2013 në Boston.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889