INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Bombë në skenë’, këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e vështirë gjatë koncertit në Francë

‘Bombë në skenë’, këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e vështirë gjatë koncertit në Francë

Publikuar më: 13:25 01-08-2020

Irini Qirjako, ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore, ka treguar shumë të pathëna për jetën e saj profesionale në karrierën shumëvjeçare.

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Nostalgji’’, ajo ka treguar dhe një histori në një koncert ku janë lajmëruar për bombë por në fakt pas kontrolleve kjo nuk ka rezultuar e vërtetë.

“Erdhi ai I sigurimit që na shoqëronte, se ishte në kohën e monizmit ajo, dhe ‘’ stop’’ tha, koncerti nuk do bëhet, ne nuk hiqnim dorë, mbaj mend edhe Besim Zekthin kishte dhe gruan e tij Sadijen, dhe mbaj mend që I thanë të paktën të iki njëri nga juve, as gruaja as burri nuk iku nga skena, dhe ne nuk lëvizëm nga skena nuk u larguam dhe pastaj erdhi ambasadori jonë dhe ai vetëm me ambasadorin u detyruam të dalim jashtë, u bë kontroll në fakt ajo ishte gjë e re nuk ishte e vërtet por kjo u bë për të sabotuar koncertin dhe pastaj kur dolëm jashtë, u futëm brenda menjëherë, e verifikoj shumë mirë shteti france dhe koncerti pastaj u bë, u bë nami në koncert.

Kishte shumë shqiptar edhe francez kishte, me flamurin shqiptar në sallë duke brohoritur për Shqipërinë, e imagjinoni cfarë emocionesh kemi përjetuar ne dhe aty kur pamë shqiptarët në skenë na dukej sikur ishim në mëmëdheun tonë’’, u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035271644592285