Barcelona ka marrë një humbjedramatike kundër Leganes, mbrëmjen e djeshme me rezultat, 2 me 1. Skuadra e Barcelonës arriti të kalojë e para në avantazh që në minutën e 12' me anë të Coutinhos por më pas janë treguar të pafuqishëm përballë modestëve të Leganes të cilët i kanë shënuar dy gola në pjesën e dytë.
Kjo humbje duket se po peshon e gjitha mbi supet e trajnerit, Ernesto Valverde pasi sipas “Don Balon”, trajneri i Barçës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2019-ës, është në rrezik për një shkarkim të mundshëm. Madje, drejtuesit mësohet të kenë zgjedhur edhe emrin e zëvendësuesit.
Bëhet fjalë për Laurent Blanc, ish-trajneri i PSG-së, i cili mund të jetë një zgjidhje e menjëhershme nëse marrëdhënia mes Valverde-s dhe Barcelona-s përkeqësohet.