Karriera e Era Istrefit ka marrë krahë. Pasi e pa i gjithë globi duke performuar në Kampionatin Botëror të futbollit, bukuroshja prishtinase shënon atë që mund të konsiderohet si suksesi më i madh deri tani: kënga e saj “Bon Bon“ hyri tek 300 klipet më të shikuara të botës.
E kthyer në një hit botëror, kjo këngë që praktikisht e lansoi Erën në nivel ndërkombëtar ( duke i sjellë dhe krahasime me Rihanën), ka arritur të sigurojë 600 milionë klikime në YouTube. Pas këtij hiti të jashtëzakonshëm shqiptar qëndron Producenti Big Bang (Arbër Gjikolli) , I cili është ftuar tashmë edhe nga studio të rëndësishme botërore për bashkëpunime. Thuhet se Bon Bon ka lënë prapa disa hite të Rihanës si dhe “Drunk in Love” nga Jay Z dhe Beyonce.