“Bonbon” ishte “bileta” e këngëtares Era Istrefi që i siguroi vëmendjen e të gjithë mediave botërore. Me pas vijoi edhe me Redrum dhe “No I Love Yous” në bashkepunim me French Montana por me ‘’keqardhje’’ asnjë nga këto dy këngë nuk mundi të mposhtë suksesin e “Bonbon”. Kjo këngë së fundmi ka arritur mbi 500 milion shikime duke bërë të renditet ne 300 kenget më të klikuara në botë. Por reagimi i Erës është epik kur mëson se kënga e saj ka mbi gjysëm bilioni klikime.
“Bonbon arriti gjysëm bilioni klikime sot. Tani edhe sikur të vdes, nuk do ma ndiejë por viti tjetër do jetë çmenduri” shkruan Era në postimin e saj./intv.al/