Era Istrefi tashmë është bërë një emër i njohur ndërkombëtar, kjo e gjitha falë talentit dhe superhitit të saj botëror “BonBon”. Ajo së fundmi ka lajmëruar që shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, por jemi të sigurtë që zhurma e “BonBon” do të dëgjohet ende.Të dielën, 22 vjeçarja do të performojë në kryeqytetin bullgar, Sofia, ndërsa më parë hiti i saj është dëgjuar në kryeqytete të ndryshmë të Europës, si Berlini, Londra, dhe më i fundit është Madridi. “BonBon” ka mirëpritur mbrëmë tifozët në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu” para fillimit të ndeshjes Real Madrid-Sporting i Lisbonës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Nuk e dimë nëse Dj ishte shqiptar, por edhe nëse jo, nuk do të çuditeshim.