INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bonnie&Clyde shqiptarë kush janë dy të dashuruarit që grabisnin në Tiranë. Vajza seksi joshte “viktimat” [VIDEO]

Bonnie&Clyde shqiptarë kush janë dy të dashuruarit që grabisnin në Tiranë. Vajza seksi joshte “viktimat” [VIDEO]

Publikuar më: 19:21 03-04-2017

Ata të dy u quajtën “Bonnie&Clyde” shqiptarë.

I riu në foto është Fatjon Bushgjoka, 27 vjeç, drejtues i një grupi kriminal të vjedhjeve me dhunë në Unazën e Re, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kishte vetëm pak muaj që kishte lënë qelinë, por nuk ka vonuar t’i kthehej zanatit të vjetër. Ai bashkë me dy vëllezërit e tij, Ndue Bushgjoka, 25 vjeç, A. Bushgjoka, 17 vjeç, si dhe Elton Lekën, 19 vjeç, u arrestuan nga komisariati i policisë nr. 6, gjatë operacionit “Smartpohone 2017”, me akuzën e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim.

Pjesë e grupit ishte edhe e dashura e Bushgjokës, R.L., e shpallur në kërkim.

Skema e grabitjeve

Fillimisht ishte R.L. e cila kërkonte ndihmë të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë ose për të shtyrë makinën.

Pjesëtarët e tjerë të grupit, i godisnin me sende të forta, grushte shkelma duke u marre çantat, telefonat, paratë, apo sendet me vlerë. Sendet e vjedhura, shiteshin më pas nga vëllai i Fatjon Bushgjokës, Ndue Bushgjoka, bashkë me Elton Lekën. Më pas, autorët largoheshin me një automjet të tipit "Fiat", të marrë me qira. Policia ka sekuestruar disa prej objekteve të grabitura ndërsa disa prej telefonave, u gjetën nga policia të groposura në shtëpinë e Familjes Bushgjoka në Kamëz. Është sekuestruar edhe makina tip "Fiat".

Grabitjet

Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proceduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës "Alfa 5"

• Më datë 23.03.2017, në rrugën "Kasem Shima", kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Samsung S3" dhe një xhp lëkure

•Më datë 28.03.2017, në "Fushë Mëzes", kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6 S plus"

• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi "Vorës", kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 4S" dhe 4 mijë Lekë të reja

• Më datë 31.03.2017, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Doogee" dhe 12 mijë Lekë të reja

• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 6 S plus"

• Më datë 01.04.2017, në rrugën "Sokrat Mio", kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6", një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin.


Operacioni Gracka ne Tirane by news-al
Article Logic
Execution time: 0.0045058727264404