Materniteti “Koço Glozheni” ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama për vitin 2019.
Ai i ka uruar mirëseardhjen në jetë e bebeve të para të Vitit të Ri, duke i dhuruar edhe çekun e vendosur nga qeveria me ligj.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete.
Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja”, shkruan Rama në Instagram.