INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Boom" kërkesash për bileta në miqësoren Austri-Shqipëri

Publikuar më: 11:50 07-03-2016

Jemi ende 20 ditë nga ndeshja e parë miqësore e Kombëtares Shqiptare ndaj Austrisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” dhe deri tani bëhet e ditur se janë shitur të paktën 20 mijë bileta.

Mediat austriake raportojnë se në ndeshjen e 26 marsit ka një interesim të madh duke e krahasuar me miqësoren tjetër që Austria do të luajë ndaj Turqisë vetëm tre ditë më pas.

Interesi i madh vjen për faktin se shumë emigrantë shqiptarë, të cilët jetojnë në Austri, duan të ndjekin nga afër kuqezinjtë në testin më të rëndësishëm përgatitor para Euro 2016.

Më 29 mars, në të njëjtin stadium, që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, luhet ndeshja Austri-Turqi, por shitjet nuk kanë kaluar 15 mijë biletat.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832