Moti i keq me borë ka sjellë probleme në disa zona të ndryshme të Shqipërisë. Disa fshatra të rrethit të Dibrës janë bllokuar nga bora, mes të cilëve edhe banorët e fshatit Shulla të Kalasë së Dodës. Banorët e fshatit Shulla i bëjnë autoriteteve të zhbllokojnë rrugët, pasi shprehen se pushteti vendor nuk i ka dhënë ndihmë.'Kërkojmë ndihmë të na hapin rrugët, pasi na duhet të ecim në këmbë. Kemi frikë mos na sëmurën fëmijët apo familjarë të tjerë dhe nuk na ndihmojnë', janë shprehur banorët.