INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora dhe Donaldi i japin fund beqarisë, zbulohen detajet se kur do të mbahet ceremonia

Bora dhe Donaldi i japin fund beqarisë, zbulohen detajet se kur do të mbahet ceremonia

Publikuar më: 12:26 30-10-2023

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar, po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Moderatorja dhe aktori kanë vendosur të martohen. Çifti do të shkojnë drejt altarit verën e ardhshme, por ende s’kanë vendosur një datë të saktë.

Sipas burimeve çifti kanë nisur planifikimin e ceremonisë nga tani, madje edhe kanë njoftuar disa miq të tyre që të koordinojnë pushimet e tyre me dasmën. Ndërkohë Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të sjellin në dhjetorin filmin që rrëfen historinë e dashurisë së tyre të titulluar “5 herë jo”.

Çifti në këtë mënyrë kanë lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 4-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit. Kujtojmë që Bora dhe Donald u ndanë pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së BBV1. Por pas përfundimit të spektalit, gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbuloi për herë problemet që ata kanë pasur.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, tha Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036177635192871