Prej ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Ilir Shaqiri do të jetë kryetar jurie te "Dancing With the Stars" që do të vijë së shpejti në ekranin e Top Channel-it.
Mirëpo, burime për "News31" kanë bërë të ditur se në fakt balerini do të marrë pjesë në "Dance With Me" që do të nisë në Tv Klan.
Por a është Donaldi shkaku pse nuk e pranoi DWTS? Në rrjet mendohet edhe kjo hipotezë, pasi në Klan do të ketë vëmendjen për vete, ndryshe nga spektakli tjetër, ku do të ketë Bora Zemanin në prezantim dhe Donaldin konkurrencë në po të njëjtin televizion. Madje ai ka refuzuar shpesh herë një përballje me Donaldin, të cilit i premtoi se do ishte i ftuar në emsionin e tij, por më vonë u shpreh se nuk shkon atje për arsye se do që ta "lërë të flasë".
Hmm... ende nuk dihet arsyeja pse "tradhtoi" Topin!