Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në qendër të vëmendjes që prej mbrëmjes së djeshme. Po bën xhiron e rrjetit një video ku dyshja shihen bashkë në after-partyn e eventit të Valdrin Sahitit, ku ky i fundit prezantoi koleksionin e tij të ri.
Dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe në një moment Bora i pëshpërti diçka në vesh Donaldit.
Kaq ka mjaftuar që fansat të gëzohen për rikthimin e një prej çifteve më të komentuar e që duket se janë bashkë.