IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Bora dhe Donaldi, përballë njëri-tjetrit në spektaklin e ri?!

Bora dhe Donaldi, përballë njëri-tjetrit në spektaklin e ri?!

Publikuar më: 16:26 11-06-2022

Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen” dhe moderatores do ti besohet drejtimi i “Dancing With the Stars”. “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët. Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162