INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora dhe Donaldi pjesë e një filmi së bashku?! Aktori i HABIT të gjithë me postimin e tij: 'Bota do shpërthejë'

Bora dhe Donaldi pjesë e një filmi së bashku?! Aktori i HABIT të gjithë me postimin e tij: 'Bota do shpërthejë'

Publikuar më: 17:28 01-04-2022

Emri i aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Së fundmi, aludohet dhe përflitet shumë që ata mund të jenë bashkuar sërish. E nëse nuk mund të mjaftonte kjo, sot është përfolur gjithashtu se Bora mund të jetë pjesë e një filmi ku do të luajë edhe Donaldi.

Pak ditë më parë, në “Instagram” qarkulloi një video, ku moderatorja shfaqet krah regjisorit Erion Bubullima. Asnjëri prej tyre nuk tha asgjë, por pamjet e dyshes në Vienë, mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Sipas “Anabel.al” regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin edhe binjakët Veshaj. Për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë diskrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi.

Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drej Vjenës. Kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon. Bora hodhi një video krah një goce e cila përveç Borës ndiqet po ashtu nga Romeo në Instagram.

Sakaq, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe mori vëmendjen e të gjithve fakti se Bora e ndjek atë.

Që pas daljes nga "Big Brother VIP", Donaldi po merr vëmendjen me çdo postim në rrjete sociale dhe çdo veprim i tij komentohet. Edhe sot, aktori i ka bërë ndjekësit kurioz me statuset që ka postuar.

Fillimisht ai ka publikuar një foto duke ecur dhe shkruan: "Çfarë ndodh nëse prek gjëra?"

Më pas ka postuar një foto të tij duke vazhduar: "...Ndoshta bota do shpërthejë".

 

-640-0-6246e226da82d.png

 

Se për çfarë e ka fjalën Donaldi nuk e dimë, por aktori së fundmi është komentuar shumë për jetën e tij personale, ndarjen nga Trixa dhe ribashkimin me Borën. Mos ndoshta dhe statuset e tij kanë të bëjnë me to? Mbetet për tu parë!

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707