INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bora dhe Donaldi po përdorin historinë për marketing', Monika: Telenovelë turke e mërzitshme

'Bora dhe Donaldi po përdorin historinë për marketing', Monika: Telenovelë turke e mërzitshme

Publikuar më: 11:30 28-05-2022

Lidhur me ribashkimin e shumë përfolur të Borës dhe Donaldit është pyetur dhe ish-banorja, Monika Lubonja. Në një intervistë për “Mirage”, Monika tha se e gjitha po bëhet për marketing dhe është kthyer në një telenovelë.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”, tha Monika.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168