Alpet e Italisë janë mbuluar nga dëbora. Dhe sipas parashikimit surprizat e motit nuk kanë mbaruar, me të vërtetë. Një mantel i bardhë, mbulon të gjithë harkun alpin, madje edhe nën 1000 metra. Operatorët turistikë mund ti buzëqeshin dëborës së këtij viti. E në fakt këtë nëntor në vend janë regjistruar reshje intensive bore, vendimtare edhe për liqenet dhe furnizimet me ujë, testuar rëndë nga muajt e thatësirës. Po kjo është shoqëruar edhe me frikën e një përmbytje të mundshme sidomos në zonën e Ventikut.
Meterologët italianë parashikojnë një javë të çrregullimeve atmosferike - Ekspertët thonë se motit i keq ka filluar nga sot, i shoqëruar nga trazira intensive. Shi, stuhi dhe borë të cilat priten te 'ndalet vetëm të mërkurën ". Java do të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura disa gradë më poshtë media, veçanërisht në Veri. Sipas parashikimeve të meteorologëve t ë mërkurën, vorbulla e zbehur e stuhisë, shiut dhe borës do të shkojë në Ballkan.