Beatrix Ramosaj u tha se është e mërzitur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin dhe kur ajo vetë u përmend për batutat e hedhura mes tyre. Këngëtarja refuzoi të futej në shtëpi për të darkuar pranë finalistëve, krah Donaldit.
Nisur nga kjo, Ermali ka reaguar me një video në rrjete sociale. Ai i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë.
“Si ishte thënë ajo fjala? Ishte shaka! Tani po flas seriozisht, ky mesazh është për Trixën. Të kam shumë xhan dhe të njoh familjarisht. Më vjen shumë keq që qenke prekur deri në këtë pikë, të garantoj me 100% se ajo ishte një shaka shoqërore që unë ia lejova vetes meqë ne njihemi dhe familjarisht. Besoj je te njerëzit që hyjnë te miqtë e mirë, prandaj të lutem shumë, siç e pe dhe vetë as Donaldi dhe as banorët, brenda dhe jashtë shtëpisë, asnjë opinionist, përpos Arbanës që po bënte avokatin e djallit (se atë duhet të bëjë, të krijojë konflikt), asnjëri nuk mendonte se ajo ishte një shaka tendencioze, e tepruar. Ti më njeh mua, kemi ndenjur bashkë, unë nuk rri dot pa bërë një shaka. Këtë rast bëra një ngacmim, provokim si ato që bëj unë dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë që ne të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse dhe ajo njeri është, shqiptare është dhe ka të drejtën e saj të ekzistojë. Megjithatë, të lutem shko sepse ai djalë besoj që ndjen diçka që u mërzit. Nuk ka faj. Shko bëje të lumtur! Nuk dua të jem unë shkak për këtë problem mes jush ose më saktë, bëni çfarë të doni, ndaç ndahu, po pas kësaj që bëra unë. Shko te djali dhe gjeni diçka tjetër për t’u ndarë”, është shprehur Ermali.