INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Kokëdhima e nis ditën “nxehtë” me të dashurin

Bora Kokëdhima e nis ditën “nxehtë” me të dashurin

Publikuar më: 12:21 13-04-2016

E ka nisur këtë mëngjes me shumë dashuri...

Stilistja e re por e talentuar, Bora Kokëdhima, ka postuar një foto në Instagramin e saj ku duket mjaft e lumtur në krahët e të dashurit, në pishinë. Edhe pse ka preferuar të mos flasë shumë për jetën e saj private, Bora jo pak herë nuk i ka rezistuar tundimit për ta shprehur dashurinë ndaj tij përmes statuseve apo fotove që nuk zbulonin shumë nga figura e të dashurit.

Kjo është një nga të paktat foto që tregon më shumë për marrëdhënien e saj. Me sipërmarrjen e fundit si dizenjuese, ajo është vazhdimisht e zënë me punë si në rastin e fundit ku po angazhohet me stilimin e veshjeve të Eneda Tarifës për përfaqësimin në Eurovizion. Megjithatë, mes gjithë impenjimeve, urojmë që Bora të gjejë gjithmonë kohë për të kaluar mëngjese si ky i sotmi.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611