INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Kokëdhima prezanton një nga veshjet e Eneda Tarifa për Eurosong 2016

Bora Kokëdhima prezanton një nga veshjet e Eneda Tarifa për Eurosong 2016

Publikuar më: 19:55 06-03-2016

Më në fund po zbulojmë ç’po ndodh mes Eneda Tarifës, Bora Kokëdhima dhe Renuar Locaj.

Përmes një postimi në Instagram, vetë stilistja Bora Kokëdhima ka bërë të ditur se ajo do të kujdeset për veshjen e këngëtares Tarifa në pjesëmarrjen e saj në Eurovizion 2016. Xhirimet e klipit do të nisin shumë shpejt, por ndërkohë Bora ka paraqitur një nga krijimet e saj të quajtur “Çika e Tropojës”.
“Kjo eshte nje nga 10 veshjet e Enedes ne Eurosong2016 "Cika e Tropojes" quhet.Duam te sjellim copeza te Shqiperise ne menyren me moderne te mundshme si ne look ashtu edhe ne sheshxhirime! Ky shoot ka 4 veshje qe do shpalosen ne ditet ne vijim.Se shpejti, fillojme xhirimet e kenges "Perralle" kompozuar nga @olsa_rraku”, shkruan ajo poshtë fotos. Siç e kishim parashikuar, të bashkëpunosh me dy artistë si Bora dhe fotografi Renuar Locaj, rezultati do të jetë një sukses i garantuar. Mezi po presim të shikojmë edhe stilimet e tjera të saj. Një punë vërtet e bukur!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326