INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora mbulon vendin. Ja situata në akset kombëtare

Bora mbulon vendin. Ja situata në akset kombëtare

Publikuar më: 09:30 18-12-2018

Moti i keq ka përfshirë vendin. Disa zona në veri dhe verilindje të vendit janë mbuluar nga  bora. Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion të detajuar për situatën e qarkullimit në akset kombëtare.

Në akset Kukës - Bushtricë, Kukës - Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme. Në akset e Tropojës dhe në Bogë - Dedaj - Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Edhe në Qafë Mali - Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes. Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë. Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar. Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë - Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës. 

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984