Edhe këtë mëngjes në Tiranë ka rënë dëborë edhe pse nuk ka arritur të shtrojë.
Sikurse shumë prej nesh që kemi zgjedhur të hedhim një foto me dëborë edhe kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka publikuar një foto të përmendores së Skëndërbeut në qendër të kryeqytetit të zbardhur nga dëbora.
Me siguri një zgjedhje e tillë ka të bëjë me faktin se ky vit është shpallur viti i Heroit Kombëtar Skëndërbe.
Postimi i Ramës
‘MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.