INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bora paralizon Ballkanin dhe Evropën Lindore, 73 të vdekur [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 12-01-2017

Vala e të ftohtit që ka goditur prej një jave Evropën eshte duke shkaktuar vdekjen e dhjetra njerëzve, reduktime të energjisë elektrike dhe vonesa në udhëtime. Autoritetet kanë thënë se 73 persona humben jeten për shkak të kushteve ekstreme të motit, që konsiderohet si më te ftohti prej vitit 1963. 15 njerëz kanë vdekur pasi kanë ngrirë nga të ftohtit në Ballkan: katër të moshuar në Bosnjë, gjashtë persona në Serbi, dy të pastrehë në Kosovë dhe një grua e moshuar e dy të pastrehë në Maqedoni. Policia kufitare në Moldavi përkohësisht ka mbyllur shtatë pika kufitare me Ukrainën për shkak të reshurave të dendura të borës.

Në Rumani, stuhitë kanë mbyllur 130 rrugë dhe kanë shkaktuar vonesa të gjata dhe anulime të udhëtimeve me tren. Pjesë të mëdha të Bullgarisë veriore dhe lindore janë paralizuar nga bora e cila ka bllokuar rrugë dhe mbi 100 qyteza dhe fshatra i ka lënë pa energji elektrike. Përveç borës e ngricave, Britania tashmë po përballet edhe me erën e fuqishme, e cila ka shkaktuar probleme të shumta. Me mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, shumë fluturime ajrore janë anuluar. Pemë të rrëzuara mbi automjete e mure të shembura është tabloja e krijuar nga era qe llogaritet me shpejtesi më shumë se 125 kilometra në orë.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555