INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani dhe Kiara Tito bëjnë XING, cila nga moderatoret duket më bukur me të njejtën veshje?!

Bora Zemani dhe Kiara Tito bëjnë XING, cila nga moderatoret duket më bukur me të njejtën veshje?!

Publikuar më: 16:26 31-08-2022

Kiara Tito dhe Bora Zemani duket se kanë shije të njëjta ku bëhet fjalë për veshjet. Dy vajzat janë shumë ‘stylish’ dhe ndjekin trendet e fundit të modës, sikurse kemi parë në rrjetet sociale apo në daljet e tyre televizive.

Së fundmi, ato kanë qenë në një mendje rreth veshjes së tyre.

Kiara u shfaq në ‘Sunny Hill Festival’ me një bluzë të verdhë, të hapur në formë zemre në pjesën e barkut, me gura rreth e qark. Veshjen ajo e kishte kombinuar me një palë pantallona të zeza lëkure që ishin të gjera. Për aksesorë kishte vendosur syze rozë që i kishte kombinuar me një çantë të vogël rozë me gurë.

Këtë veshje ia kemi parë disa muaj më parë Borës gjatë një prej puntatave të “Përputhen”. Edhe Bora ashtu si Kiara e kishte kombinuar bluzën me një palë pantallona lëkure të zeza, por më të ngushta dhe me shkëlqim.

lag.png

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217