Jo, këto nuk janë spekulimet e zakonshme që ndodhin nga aludimet e mediave rozë apo rrjeteve sociale. Këtë herë, dyshimet se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëhen prindër vijnë nga vetë cifti, ose më saktë nga emisioni "Më lër të Flas".
Në promo-n e puntatës së kësaj jave, vihet re se të ftuar janë gjithë kasti i "5 herv Jo", filmit që sapo ka pasur premierën, ndërsa po ashtu do të zbulohen disa nga të pathënat e vetë Borës dhe Donaldit, të paktën kështu paralajmërohet në titull.
Ndërkohë në klip, përvecse ish-banori i "BBVIP" konfirmon se do të ketë dasmë, gjë që tashmë e mësuam zyrtarisht nga propozimi i djeshëm, Romeo pyet edhe: "Unë jam xhaxha" dhe Donaldi i thotë thjesht: "Po", cka është interpretuar si një konfirmim se Bora mund të jetë në pritje të ëmbël. Po ashtu vëllezërit Veshaj shihen në lot, teksa i drejtohen kameras, një arsye më shumë për të besuar se kanë ndarë një lajm apo moment emocionues.
Tani nuk ka mbetet gjë tjetër vecse të shohim nëse kjo është e vërtetë dhe mund të themi po ashtu se, ky fundvit është i gjithi i Borës dhe Donaldit./News31