Nuk do ta besoni sa vjeç mbushi!
Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit.
Këtë të shtunë Bora festoi 29-vjetorin dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat. Dita e saj e veçantë e ka gjetur në punë, duke xhiruar për "Përputhen".
Moderatorja ka publikuar dy foto në Instagram, krahas së cilave ka shkruar: “A si kalohet ditelindja! Me xhirime. Faleminderit per cdo urim! Me keni mbushur zemren plot!"
Kjo javë duket se ka nisur mbarë, pasi Atdheu ka surprizuar moderatorin, Bora Zemanin dhe vajzat.
Ai i dhuroi Zemanit një tufë me lule, për faktin se ajo ka patur edhe ditëlindjen, ndërsa në pusulle i kishte lënë edhe një mesazh të bukur.
“Urime ditëlindjen moderatorja më e bukur në Shqipëri”, kishte shkruar ai. Pas kësaj ai surprizoi edh vajzat, ku i dhuroi secilës nga një trëndafil të kuq.