Moderatorja e njohur Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga partneri i saj Donald Veshaj. Aktori publikoi një foto të Borës në Instastory, krahas së cilës shkruan: “Për ty botën, gëzuar ditëlindjen shpirt.”
Kujtojmë se vitin e kaluar Bora Zemani e festoi ditëlindjen pa Donaldi dhe pa marrë një urim nga ai. Asokohe Donaldi ishte ende pjesë e “Big Brother Vip” dhe po shijonte romancën me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Marrëdhënia e tyre përfundoi me përfundimin e “Big Brother Vip” dhe Donaldi u rikthye “në krahët” e Borës. Çifti u fotografua dosa herë bashkë, por nuk pranuan ribashkimin. Më pas një konfirmim erdhi nga shoqja e ngushtë e çiftit, Semi Jaupaj, me një foto të shkrepur në festivalin “Sunny Hill. Ribashkimi u zyrtarizua përmes një fotoje të postuar nga Bora në Instagram. Që prej asaj kohe Bora dhe Donaldi janë të pandarë.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Bora ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, prezantuesja tha se partneri i saj dhe djali i saj, Arbori kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo.