INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani i thotë publikisht: Këto janë momentet më të vështira në “Përputhen”

Bora Zemani i thotë publikisht: Këto janë momentet më të vështira në “Përputhen”

Publikuar më: 17:31 13-07-2021

Bora Zemani është njëra ndër moderatoret më me emër në vend. Kjo për shkak se së fundmi ajo ka prezantuar emisionin më të shikuar, “Përputhen”. Kjo ka bërë që edhe ajo të komentohet shumë dhe ndër të tjerat ka lënë një shije mjaft të mirë për gjithë publikun shqiptar.

Ndërkaq çdo postim i saj apo edhe paraqitje televizive komentohet shumë duke u bërë kështu temë e ditës.

Kjo ka ndodhur edhe së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është pyetur për shumë gjëra, por ajo që ka marrë më së shumti vëmendjen ka qenë një pyetje mjaft interesante.

“Cili ka qenë momenti yt më i vështirë në Përputhen?”.

Përgjigja e Borës ishte kjo:

“Momentet më të vështira kanë qenë debatet që herë pas here janë shkaktusr aty brenda. Ndonjeherë situata ka eskaluar duke u kthyer në fjalë shumë ofenduese por ndonjëherë edhe përleshje fizike. – Ka përfunduar Bora.

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756