INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani ia bën ''bye bye'' Olsa Muhametit kështu!

Bora Zemani ia bën ''bye bye'' Olsa Muhametit kështu!

Publikuar më: 13:24 03-08-2022

Bora Zemani zyrtarisht ka konfirmuar largimin e shumë përfolur nga “Për’puthen”.

Në sezonin e ri televiziv prezantuesja e njohur do të moderojë spektaklin e vallëzimit “Dancing with the stars”.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka zbuluar zyrtarisht projektin e ri duke publikuar pamje ku shihet mes balerinësh.

“Një rrugëtim i ri për mua në @topchannelalbania. A jeni gati te shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem ????,”- ka shkruar Bora.

 

Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe është aluduar se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi. Pjesëmarrja e Borës ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se do të jetë përballë Donald Veshaj. Presim të shohim se si do reagojë çifti gjatë programit, tani që është i sigurt ribashkimi i tyre.

Teksa i afrohemi shtatorit më shumë detaje po zbulohen. Konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit. Përveç Donaldit pjesë e emisionit priten të jenë edhe Ardit Çuni, Vlashent Sata, Ronela Hajati dhe Beniada Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652