INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani intervistohet nga partneri i saj, Donald Veshaj dhe i rrëfen të gjitha: Shpresoja mos ishe binjaku që ishte lidhur Jonida Maliqi [FOTO]

Bora Zemani intervistohet nga partneri i saj, Donald Veshaj dhe i rrëfen të gjitha: Shpresoja mos ishe binjaku që ishte lidhur Jonida Maliqi [FOTO]

Publikuar më: 13:30 09-11-2020

Ata janë përfolur prej kohësh për romancën e tyre dhe janë padyshim një ndër dyshet më të komentuara. Bora Zemani ka qenë e ftuara e parë e emisionit “Binjakët show”, nën drejtimin e Donald dhe Romeo Veshajt. Kjo është hera e parë që Bora intervistohet nga partneri i saj, Donaldi i cili pranoi lidhjen i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës.

Bora tregoi se kur e ka parë për herë të parë Donaldin shpresonte që ai të mos ishte binjaku me të cilin kishte dëgjuar se ishte lidhur Jonida Maliqi.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete “Ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tha Bora.

Bora zbuloi se ata kanë dy vite së bashku dhe zënka e fundit mes tyre ka ndodhur për përvjetor. Shkak ishte bërë Bora, e cila kishte harruar të bënte dhuratë.

“Ne kishim një përvjetor bashkë dhe supozohet që çiftet mendojnë për njëri-tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Kishim 2 vite bashkë. Dhe u zumë, sepse unë nuk kisha bërë dhuratë atë ditë dhe ti e kishe bërë dhuratën tënde. Dhurata ime erdhi një ditë më mbrapa”- tregoi Bora.

640-0-5eb924ac21ba0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938