Opinionisti Arjan Konomi, pas përfundimit të sezonit të tretë të "Përputhen", ka përzgjedhur disa fjalë shumë të veçanta për t’ia dedikuar moderatores Bora Zemani. Në një postim në rrjetet sociale, Arjan Konomi shkruan se është krenar që është personi që ka kaluar më shumë orë pranë saj, plot 600 emisione.
Konomi shkruan se Bora ka sofistikuar shijet e tij estetike në lidhje me bukurinë klasike.
“Bora Zemani, krenar qe jam ai, i cili ka kaluar me shume ore prane teje! Afro 600 emisione!!! Ke sofistikuar shijet e mia estetike ne lidhje me bukurine klasike dhe me peshtjellimin e kendellimin e shqisave! Mirupafshim shume emisione te tjera!”, shkruan Arjan Konomi.