Jemi ende në “merkaton televizive” dhe tashmë largimeve i është bashkuar edhe moderatorja e njohur Bora Zemani.
Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja bukuroshe e cila ishte e ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Pushime on Top”, ku ndër të tjera foli edhe për planet e saj. Ajo u shpreh se do të largohej pas tre vitesh nga Digitalb.
“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, tha Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.