Teksa dashuria mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, me të gjithë ekspozimin publik ndër vite, marrëdhënia e moderatores me "kunatin" e saj, Romeon, ka qenë disi më në hije, madje ka pasur edhe aludime në media apo intervista të ndryshme se raporti mes tyre nuk ka qenë edhe aq i mirë.
Gjë që bie komplet poshtë, sidomos nga postimi i fundit në Instagram i Romeos, i cili si rrallë herë duhet thënë ka bërë një dedikim të ëmbël për Borën (në fakt rrallë herë Romeo bën dedikime për të gjithë, jo vetëm pë Borën, po kjo është tjetër histori).
Kështu, pas përfundimit të një tjetër mbrëmje të suksesshme në "DWTS", moderatorja duket se ka kaluar kohë me partnerin e saj dhe të vëllain, ndërsa ky i fundit ka postuar një foto në InstaStory, ku duket i përqafuar me Zemanin, duke bërë një selfie, ndërsa bashkangjitur, shkurt dhe pastër shkruan: "Kush ka motër botën ka".
E në fakt, nuk ka dedikim më të bukur se sa një person të quan motër ose vëlla, në këtë rast motër, sidomos kur bëhet fjalë për "kunatin", duke ditur se si janë ndonjëherë këto marrëdhënie në shoqërinë tonë. Pra tek Donaldi ka sigurisht një vëlla, tek Bora një motër, do t'i gjejmë edhe një nuse Romes dhe ta kompletojë familjen njëherë e mirë.