Bora Zemani ka qenë sërish orët e fundit kryetitull i mediave rozë dhe këtë herë jo për çështjen e shumë diskutuar të këtyre ditëve, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Ishte Semi ajo që ndau mbrëmjen e djeshme një foto nga spitali, ku shihej dora e Borës me vigon dhe dora e saj dhe mikeshës së tyre që kishin shkuar për të mbështetur moderatoren.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkroi Semi krah fotos duke mos zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Fansat e Borës, e jo vetëm janë shprehur të shqetësuar rreth saj, teksa nuk ka patur ende asnjë reagim në rrjetet sociale nga moderatorja.
Mirëpo, më në fund ka qenë Olsa që ka publikuar një video nga vizita që i ka bërë Borës në spital. Ajo ka zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por pa e specifikuar, teksa shprehet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nesër do jetë në “Për’puthen”. “Jam mirë, shihemi nesër se nuk flas dot!”- thotë Bora e cila sigurisht nuk mund të shfaqej në video.