Rrushja ka zgjedhur Mevlanin për këtë javë në “Për’puthen”. Takimi i tyre nisi në mënyrë të pazakontë, me një shaka të pazakontë, e po ashtu u mbyll.
Para se të niste takimi, Mevlani i kishte bërë një rreng konkurrentes. Ai i tha se nuk mund të shkonte, ndërsa Rrushja u revoltua shumë keq dhe i kërkonte produksionit që të mos transmetonte asgjë, pasi Mevlani nuk u shfaq në takim.
Megjithatë, pas rrengut, ndonëse pati debate në studio, u duk se takimi shkoi mirë e mes tyre pati biseda interesante. Megjithatë, në fund Rrushja e pyeti nëse Mevlani mund t’i bënte edhe asaj një këngë, ashtu si Ledjanës vitin e kaluar, që shkaktoi shumë reagime.
Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës. Ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura.
Megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë. Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot.
“Mos na hapni plagë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës.