INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani rrëfen xhelozinë e saj të

Bora Zemani rrëfen xhelozinë e saj të "thekur" për Vin Velin! Ja çfarë bënte dikur...

Publikuar më: 14:59 12-10-2016

Moderatorja bukuroshe Bora Zemani ishte e ftuara e radhës në emisionin Fun Day në In Tv, ajo foli rreth pjesëmarrjes së saj në “Dance with Me” në tv Klan dhe jo vetëm.

Ajo na tregoi më shumë për eksperiencën e të qenurit mami dhe sigurisht për emisionin e saj në Digitalb, Fan Zone. Zemani u pyet dhe për martesën e saj 4 vjeçare me dj e njohur Vin Veli. Pjesa më e interesante e intervistës ishte kur Bora iu përgjigj pyetjes nëse është sadopak xheloze për bashkëshortin e saj. Moderatorja iu përgjigj pyetjes me shumë sportivitet dhe sinqeritet të madh duke thëne se në fillimet e lidhjes se tyre ka qenë mjaft xheloze. Kjo për faktin se bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohës është i rrethuar me femra sexy deri në orët e para të mëngjesit për shkak të profesionit të tij. Bora shtoj më tej se ajo ka bërë dhe skena xhelozie duke qëndruar afër tij gjatë kohës që punonte në clube nate apo edhe drama të tipit: çfarë  të tha apo pse e pe. Por me ardhjen në jetë të djalit të tyre Arbor marrëdhënia e tyre ka ndryshuar duke qenë se lidhja e tyre është konsoliduar dhe nuk merren më me gjëra te vogla dhe prioritet e tyre kanë ndryshuar. 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602