INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani tha se ''s’do ketë skandal si i Teas'', ish-konkurrentja i përgjigjet publikisht!

Bora Zemani tha se ''s’do ketë skandal si i Teas'', ish-konkurrentja i përgjigjet publikisht!

Publikuar më: 18:33 03-10-2021

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private. Duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

"Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

Tea e cila është një nga moderatoret e emisionit nuk reagoi në lidhje me deklaratën e Borës, në momentin që ajo tha ashtu. Por gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në "Instagram", ish-konkurrentja e "Për'puthen" reagoi për herë të parë.

“Si mendon për fjalët që tha Bora ‘nuk besoj se do ketë më si skandali i Teas”, i shkroi një ndjekës Trifonit.

Kjo e fundit i është përgjigjur shumë shkurt ku duket se ka rënë dakord me Zemanin.

“Mendoj që ka të drejtë”, shkruan duke qeshur Tea.

-640-0-6159741a865f2.png

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771