INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani thyen heshtjen, reagon për herë të parë për lidhjen e re të Donaldit: Mos e dënoni, as unë…

Bora Zemani thyen heshtjen, reagon për herë të parë për lidhjen e re të Donaldit: Mos e dënoni, as unë…

Publikuar më: 12:30 05-12-2021

Moderatorja Bora Zemani ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë lidhur me trekëndëshin e krijuar gjatë ditëve të fundit Bora-Donald-Beatrix.

Prej ditësh aktori ka nisur një marrëdhënie tjetër me këngëtaren, marrëdhënie e cila nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tyre.

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora.

Kujtojmë se sot në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ banorët dëgjuan një zë që po u bërtiste nga jashtë. Një person ka sharë Donaldin ‘maskara’ dhe kur Beatrix e ka pyetur se kush ishte ai i tha se është një fans i Borës.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105