Nga banorët e shtëpisë më të famshme, më të komentuarit padyshim janë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj.
Dyshja njihen nga jashtë pasi shoqja e Semit, Bora Zemani ishte për tre vite e lidhur me aktorin.
Afrimiteti i tyre ka irrituar ndjekësit që filluan dyshimet për raportin e tyre por këtë dyshim duket ta kenë edhe shumë të tjerë brenda dhe mbrëmjen e djeshme “provokuan” këngëtaren me temën: nëse do pranonin apo jo, të krijonin një lidhje dashurore me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.
Mes banorëve mendimet ishin të ndryshme por kurioziteti më i madh ishte tek qëndrimi i Semit meqenëse flitet se është në mes të këtij “zjarri”.
Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.
“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, tha Semi.
Ajo nuk hoqi dorë nga parimi i saj dhe nuk ra pre e “provokimeve” të shumta.