Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë kanë zbuluar se janë “single” dhe se po kalojnë mjaft mirë kështu. Dolnaldi është duke shijuar pushimet e tij në Barcelonë krah vëllait të tij Romeos edhe me shoqëri, ndërsa Bora po i shijon gjithashtu me shoqërinë e saj në Turqi.
E së fundmi Bora publikoi një foto ku “goditi” me mbishkrimin në anglisht ku shprehet kështu:
“Ajo nuk po kërkonte një kalorës,
Ajo po kërkonte një shpatë”
Epo Donald e mori mesazhin dhe po tallet në Instagram, fansat e kuptuam, por komentet e tyre u fshinë.
“Kerkohet nje vend pune per nje person qe gjen quotesa anglisht. Te interesuarit ne dm osee wp ”, shkruan ai dhe po të bësh një “xhiro” nga insta e Borës në postimet e fundit thuajse të gjitha janë me mbishkrime në anglisht.