Një orë përpara se sa Kryeministri të takonte zyrtarin e lartë amerikan Hyot Yee, i cili gjendet në Tiranë me misionin për ti dhënë një zgjidhje krizës politike në vend, Edi Rama priti në zyrën e tij në PS Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste, takim i cili ka zgjatur rreth 30 minuta dhe në fokus kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Pas takimit, Borchardt është pyetur nga gazetarët lidhur me bojkotin e opozitës në zgjedhje por nuk ka preferuar të komentojë, duke deklaruar së bashku me përfaqësuesit e tjerë të OSBE-së që e shoqëronin se ata gjenden këtu në cilësinë e vëzhguesve të zgjedhjeve.
Bernd Borchardt:
“Ishte një takim informues rreth monitorimit të zgjedhjeve. Jemi me mision vëzhgues, nuk bëjmë komente për situatën politike”.