Sapo kanë nisur rreshjet e para të borës në qytetin bregdetar të Durrësit.
I ftohti që ka përfshirë të gjithë vendin ka gëzuar qytetarë të shumtë duke rikthyer rreshjet e borës në qytete që rrallë zbardhen nga dëbora, siç është Durrësi i cili mund të shikohet nga kjo video e siguruar nga neësbomb.al. Ndryshe nga qytetet në veri, dhe ato në pjesën juglindore, këto rreshje dëbore në Durrës janë në një intensitet shumë të vogël dhe bora nuk është e qëndrueshme.
Moti pritet të përkeqësohet edhe më tepër ndërsa parashikohen rreshje dëbore në të gjithë vendin.