INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë në Tiranë, strehim për të pastrehët, Veliaj ka një mesazh edhe për fëmijët

Borë në Tiranë, strehim për të pastrehët, Veliaj ka një mesazh edhe për fëmijët

Publikuar më: 10:31 28-02-2018

Ndërsa reshjet e dëborës kanë nisur që prej ditës së djeshme edhe në Tiranë ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët.

Në një status në rrjetin social facebook kryebashkiaku Veliaj ka një thirrje për fëmijët të cilët i fton të luajnë pas mësimit dhe se policia bashkiake do të jetë pranë tyre.

Postimi i plotë

E di që nuk ua kishte qefi shumë për shkollë sot, ? por mbarojmë një herë mësimet, pastaj luajmë me borë. ❄ ? Kolegët e Policisë Bashkiake ?♂️ ?♀️ janë pranë çdo shkolle për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e mësimit. ? Për çdo problem telefononi në 112

Ndërsa më herët Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.

“Në zonat malore borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës po hapin rrugët rurale, ndërkohë në qytet është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera! Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar 112”, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227