Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zbuluar pasojat që ka shkaktuar Koronavirusi tek ai.
Në një konferencë për shtyp ditët e fundit ai ka thënë se për herë të parë u detyrua të vendoste syze për shkak të probleme me sytë.
‘Zbulova se kam nevojë për syze, për herë të parë pas kaq vitesh. Po mendoj për efektet e mundshme të koronavirusit. Kështu që jam i prirur të mendoj se ka lidhje. Koronavirusi që kalova mund të ketë lidhje me problemin që përjetoj tek sytë’, thotë Johnson.
Ky problem nuk është listuar në ndryshimet apo problemet e koronavirusit nga NHS-ja britanike, megjithatë kreu i Federatës së Policisë në Angli dhe Uels i ka kërkuar njerëzve mos të ngasin makinat nëse i janë dëmtuar sytë.