INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Borisov refuzoi të takohet me Ivanov?

Pse Borisov refuzoi të takohet me Ivanov?

Publikuar më: 13:19 14-06-2018
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Bullgari. Në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, njoftohej se ai do të takohej me presidentin e Bullgarisë, Rumendn Radev.
Po ashtu sipas njoftimit Ivanov duhet të takohet edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov dhe ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Megjithatë, mediat bullgare, shkruajnë se kryeministri bullgar ka refuzuar të takoj Ivanovin, ndërsa Ivanovin nuk do ta takoj as Zaharieva.
Arsyeja është sjellja e Ivanovit e treguar gjatë ditës së djeshme lidhur me marrëveshjen për emrin.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe qeveria bullgare.
 
 Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Maqedonisë 
“Bojko Borisov është kryeministër i vendit që kryeson me BE-në, dhe ai flet për dialog. Por me këtë gjest ai është pjesëmarrës dhe nuk e kupton qëllimin kryesor të kryesimit”,ka thënë Ivanov.
Ndryshe, kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva anuluan takimin me Ivanovin.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658