120 minuta nuk ishin të mjaftueshëm për të mësuar fituesin e takimit Dortmund – Hertha, dhe çerekfinalisti i Kupës u mësua vetëm pas gjuajtjeve të penaltive.
Hertha kaloi së pari në epërsi në minutën e 27 përmes Kalou, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë Dortmundi barazoi shifrat përmes Marco Reusit, i cili shënoi në minutën e 48.
Në kohën e rregullt nuk pati fitues, dhe ndeshja shkoi në shtesë.
Nështesë nuk pati ndryshim rezultati, por në minutën e 119' Dortmundi mbeti me një lojtar më pak kur Sokratis u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Fituesi u përcaktua vetëm pas gjuatjeve të penalltive, dhe në këtë aspekt skuadra e Thomas Tuchelit u tregua më e suksesshme.